Mërtiti: Skandali i Kavajës, ja pse akuzojmë Ramën

Shqipëria

Mërtiti: Skandali i Kavajës, ja pse akuzojmë Ramën

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:50
Ergys Mërtini

Sociologu Ergys Mërtini ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Intervistën e Ditës’ në studion e syri.net.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Mërtiri është shprehur se qytetarët e akuzojnë Ramën dhe qeverinë se nuk kanë vepruar në kohë në lidhje me skandalin e përdhimit të vajzës 13 vjeçe në Kavajë.

‘Këtu kuptohet që kryeministri ka bërë punën e vet, për të bindur atë familje që të dalin në ekran.

Kudo në botë nuk duhet të shfaqen. Dalja me figurë e prindërit, identifikon edhe minorenin. Sot Edi Rama ua nxori me zë e figurë, se kush është personi që ata kanë dëgjuar këto ditë.

Është pikërisht njeriu që thoshte mos abuzoni dhe në fund i nxjerr vetë.

Pas kësaj, del prap e akuzon njerëzit.

Ne akuzojnë qeverinë, policinë, ministrinë e Brendshme, prokurorinë pse nuk kanë vepruar në kohë.

Ne për këtë e akuzojmë Ramën, jo për gjëra të tjera’, u shpreh sociologu Ergys Mërtiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat