“Kujdes, pritet të përkeqësohet moti”, paralajmërimi i drejtorisë së Përgjithshme Detare

Shqipëria

“Kujdes, pritet të përkeqësohet moti”, paralajmërimi i drejtorisë së Përgjithshme Detare

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:02
Ilustrim

Drejtori e Përgjithshme detare njofton përkeqësim të motit, i cila për pasojë pritet të shoqërohet me trazira në det të hapur.

Kujdes moti në det serish përkeqësohet dhe për këtë arsye:

Drejtoria e Përgjithshme Detare informon lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatoret në portet e RSH dhe hapësirën detare, që ditën e hënë 11 shkurt 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Jug-Jugperëndim forca detit 7 shkalla Boufort në det të hapur.

Të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detaris të marrin masa për sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmërisë.

Siguria juaj është e rëndësishme për ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat