KVV: Reforma zgedhore, dështim i politikës - Bota Sot
KVV: Reforma zgedhore, dështim i politikës

Shqipëria

KVV: Reforma zgedhore, dështim i politikës

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:29
Greta Metaj

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ngre shqetësimin se reforma zgjedhore po shkon drejt dështimit dhe shkak për të është papërgjegjshmëria e aktorëve kryesore. KVV-ja i bën thirrje politikës që ti kushtojnë seriozitetin e duhur kësaj çështje madhore për interesin publik.

Miratimi i Reformës Zgjedhore kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët, si një nga kushtet prioritare për negociatat e Shqipërisë me BE. Ndryshe nga shpresa e të diplomatëve Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë konsideron se reforma zgjedhore është drejt dështimit pasi mungon vullneti politik për tu ulur në tryezë për të miratuar një draft të përbashkët.

Gerta Metaj: Reforma ka dështuar. Sjellja institucionale e partive politike është një sjellje me asimetri të thella, është një sjellje aspak bashkëkohore. Është një sjellje politike me probleme të mëdha, aspak qytetare dhe aspak e maturuar.

Sipas KVV, shtyrja e afatit të komisionit ad hoc të reformës zgjedhore nuk do të zgjidhë ngërçin politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Gerta Metaj: Për 30 ditë çfarë mund të bëhet kur politikane shqiptarë apo komisionit nuk i doli një vit i plotë.

Përgatitjet për zgjedhjet e 30 Qershorit po bëhen me Kodin ekzistues, por sipas ekspertëve edhe nëse arrihen të bëhen ndryshimet në Kodin e ri nuk do të ketë kohë për implementimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...