Grabitja e armëve në Pashaliman, Meta zbulon pretendimin e Forcave Detare

Shqipëria

Grabitja e armëve në Pashaliman, Meta zbulon pretendimin e Forcave Detare

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:56
Ilir Meta ka folur për vjedhjen në bazën e Pashalimanit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidenti Ilir Meta ka folur për vjedhjen në bazën e Pashalimanit.

Meta tha se ende nuk ka marrë një vendim gjeneralin Ylber Dogjani, për të cilin ministria kërkoi që të shkarkohej.

Sipas Metës, Forcat Detare pretendojnë se e kanë paralajmëruar një ngjarje të tillë, madje kishin kërkuar edhe marrjen e masave.

Zёri i Amerikёs: Zoti Meta! Muajin e kaluar nё bazёn e Pashalimanit ndodhi njё vjedhje e njё sasie municioni.

Ministria e Mbrojtjes mori njё seri masash pak ditё mё parё. U shkarkuan 15 zyrtarё ushtarakё, ndёrkohё qё javёn e kaluar ministria e mbrojtjes iu ka dёrguar ju njё propozim pёr shkarkimin e komandantit tё Flotёs Detare, gjeneralin Ylber Dogjani. A keni marrё ndonjё vendim deri tani lidhur me kёtё kёrkesё?

Ilir Meta: Nuk kam pasur mundёsi tё marr ndonjё vendim, pёr arsye se edhe nuk kam qenё nё zyrё gjatё kёsaj kohe, por megjithatё ekipi im po punon, por njёkohёsisht na duhet tё kemi njё vlerёsim mё tё plotё dhe mё shterues pёr rastin nё fjalё, pasi kemi edhe pretendimet nga ana e komandantit tё Forcave Detare, i cili pretendon qё ka paralajmёruar pёr pasojat apo rreziqet e njё fenomeni tё tillё, ka kёrkuar tё merren disa masa. Ne kemi kёrkuar tё shohim edhe vlerёsimin e ministrisё, tё inspektimit qё ёshtё bёrё dhe do tё marrim vendimin mё tё drejtё dhe do ta bёjmё publik nё mёnyrёn mё transparente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat