“Estrada” në parlamentin e Shqipërisë, 12% e deputetëve votojnë ligjet pa i kuptuar ato

Shqipëria

“Estrada” në parlamentin e Shqipërisë, 12% e deputetëve votojnë ligjet pa i kuptuar ato

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 21:19
Kuvendi i Shqipërisë

12 përqind e deputetëve shqiptarë i votojnë ligjet pa i kuptuar ato.

Ka qenë ky një ndër përfundimet që ka arritur institute i Studimeve Politike përmes një ankete që ka zhvilluar me deputetët.

"Ne kemi parë se rreth 12% e deputetëve deklarojnë në mënyrë publike që kanë votuar ligje pa i kuptuar ato, do të thotë që nuk kanë informacion për ligjet. Të votosh ligje pa i kuptuar, imagjino pasojën e madhe që ne kemi në shoqëri. Ky është tregues i asaj kategorie deputetësh që kanë hyrë rastësisht në politikë", tha Afrim Krasniqi në ora News.

Ndër të tjera, gjetjet e kësaj ankete vënë në pah problematikat që hasin deputetët në këndvështrimin e tyre. Një pjesë e mirë e tyre kanë deklaruar se janë të gatshëm të trajnohen, teksa deklarojnë se nuk e njohin rregulloren, detyrimet dhe përfitimet që ka një deputet.

Pjesa më e madhe deputetëve jetojnë në Tiranë, ndërkohë që janë të pakënaqur me pagesat e tyre, të cilat gjithsesi janë më të larta se paga mesatare e qytetarëve që përfaqësojnë.

Krasniqi: Ne na duket se në Shqipëri deputetët fitojnë shumë, për shkak se ne e dimë çfarë ata bëjnë jashtë funksionit parlamentar. Por nëse ata do ushtrojnë vetëm funksionin parlamentar, pagesa e tyre është shumë më e ulët se e gjithë deputetëve të rajonit. Numri më i madh i deputetëve jetojnë në Tiranë, do të thotë që ne nuk kemi parlament të Shqipërisë, por parlament të Tiranës.

Por, të jesh deputet ka privilegje, pavarësisht ankesave të ligjvënësve tanë. Në anketë rezulton se 82% e deputetëve kanë pasaportë diplomatikë për veten dhe bashkëshorten.

Ndërsa 35% kanë kaluar makinën për veten e tyre pa doganë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat