Përleshja e plagosja me thika në Fier, një i arrestuar

Shqipëria

Përleshja e plagosja me thika në Fier, një i arrestuar

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 22:37
Fier

Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka ndaluar një person i cili është autori i dyshuar i plagosjes me thikë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Patos.

I arrestuar është 45-vjeçari me inicialet A. M.

‘Në vijim të ngjarjes së ndodhur sot në Patos ku mbeti i plagosur me mjet prerës shtetasi Eduart Haxhiajt, policia kapi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier autorin e dyshuar, 45-vjeçarin me inicialet A. M., banues në Patos’, thanë burime zyrtare nga Policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat