Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Gjatë gjithë ditës Shqipëria dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, më të theksuara në ekstremet Veri dhe Jug, ku në ekstremin Verior pas- mesditës do të ketë zhvillim të tyre.

Mbrëmja dhe nata mbeten kryesisht me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjellë rritje duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në zonat malore deri  në 14°C maksimumi në Jugperëndim të vendit.

Era do fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat