Arrestimet tek Ministria e Drëjtësisë, gjykata cakton masën

Shqipëria

Arrestimet tek Ministria e Drëjtësisë, gjykata cakton masën

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Ish-zyrtarja e ministrisë së Drejtësisë është nën akuzë për dosjen me pesë tenderat

Gjykata nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha duke e lënë në 'arrest shtëpie'.

Ish-zyrtarja e ministrisë së Drejtësisë është nën akuzë për dosjen me pesë tenderat që po hetohen nga prokuroria e Tiranës. Para dy ditësh edhe dy zyrtarët e tjerë Aurel Lamce dhe Arlind Alikaj u lanë në arrest shtëpie, ndërsa tetë janë në detyrim paraqitje dhe njëri, Lusien Ali është ende në kërkim nga policia

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë

1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative

2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Zyrtarët e akuzuar

Juliana Hoxha-arrest shtepie

Arlind Alika-arrest shtepie

Airel Lamçe-arrest shtepie

Lusien Ali-ne kerkim

Marsuela Aliaj-detyrim paraqitje

Doralda Muka-detyrim paraqitje

Arlin Arapi-detyrim paraqitje

Orgesa Goga-detyrim paraqitje

Eris Sheshi-detyrim paraqitje

Ethem Vigani-detyrim paraqitje

Ornela Bleda-detyrim paraqitje

Ilir Çuni-detyrim paraqitje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat