Transformimi i bashkisë së Korçës, 63 shërbime të unifikuara

Shqipëria

Transformimi i bashkisë së Korçës, 63 shërbime të unifikuara

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:48
Korçë

Bashkia e Korçës ofron 63 shërbime të unifikuara për të gjithë qytetarët tashmë në një godinë të rinovuar falë një investimi të buxhetit të shtetit me vlerë 144 milion lekë.

Gjatë vizitës në këtë institucion, kryeministri Edi Rama tha se godina e re e bashkisë së Korçës krijon një ndjesi pozitive te qytetarët.

Rama: "Është ultramoderne, me shumë shije, shumë harmoni. Ka shumë komoditet në shërbime, krijon një ndjenjë shumë pozitive".

Kryebashkiaku, Sotiraq Filo, theksoi se ideja e ambjenteve të reja ka qenë që bashkia të mos ketë barriera fizike mes punonjësve dhe qytetarëve që vinë të marrin shërbime.

Gjatë qëndrimit në Korçë, Rama ndoqi edhe nisjen e punimeve për rrugën që lidh Maliqin me njësinë e tij administrative, ibonikun dhe Drithasin.

Rama tha se rruga do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik veç përmirësimit të jetës së banorëve.

Rama: “Në Maliq ka disa potenciale që mund të zhvillohen edhe për turizmin edhe për agroturizmin. Këtu njerëzit janë shumë punëtorë, janë shumë të dedikuar, mirëpo rruga ishte një tmerr i madh që e priste hovin e njerëzve për të ardhur, ose për t’u rikthyer. Tani besoj, nga pikëpamja e projektit, është goxha e bukur, goxha turistike si rrugë” .

Punimet në këtë aks pritet të përfundojnë brenda 7 muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat