Tiranë: Protestë e heshtur kundër dhunimit të vajzave

Shqipëria

Tiranë: Protestë e heshtur kundër dhunimit të vajzave

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 20:28
Pamje nga protesta

Në Tiranë u zhvillua sot një protestë e heshtur në mbrojtje të vajzave të dhunuara.

Protesta mori shkas nga dhunimi i një gjimnaziste në Kavajë, por protestueset thanë se ajo është vetëm një nga shumë raste të tjera.

Nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Altin Hazizaj pohoi se “akte te tilla dhune zbulojnë mospërgatitjen e strukturave shtetërore dhe shoqërore për të mbrojtur viktimat e dhunës si dhe për të ndriçuar në kohë ngjarjet kriminale”.

Disa qindra tё rinj, prindёr, gjimnazistё dhe studentё zhvilluan sot njё marshim proteste kundёr dhunёs ndaj vajzave dhe grave.

Pjesёmarrёset nё tubim pohuan se shumё vajza tё tjera janё tё rrezikuara nga dhuna fizike e psikologjike dhe shumё prej tyre e fshehin dhunёn nga frika e keqtrajtimit publik.

Nё protestё morёn pjesё edhe shumё djem e prindёr tё tjerё, krahas vajzave dhe nёnave tё tyre.

Protestuesit u mblodhёn para ministrisё sё arsimit, ku shfaqёn parrullat e tyre tё shumta dhe mё pas me parrulla nё duar marshuan rrugёve kryesore tё Tiranёs deri te drejtoria e policisё.

Vёzhgues tё pavarur tё shoqёrisё shqiptare pohuan se ngjarja e Kavajёs ёshtё e rёndё nё shumё pikёpamje.

Njё nxёnёse 13-vjeçare u përdhunua nga disa nxёnёs nё njё shkollё tё Kavajёs, por ngjarja u mbajt e fshehtё pёr dy muaj nga autorёt, qё e kёrcёnonin vajzёn.

Sё fundi ngjarja u mbajt e fshehtё edhe njё javё tjetёr nga familja, nga shkolla derisa erdhi ndёrhyrja e policisё me arrestimin e tё gjithёve.

Eksperti i pavarur Altin Hazizaj nga CRCA mendon se "nё ngjarje tё tilla tё rёnda kriminale tё gjitha palёt nuk kanё pёrvojёn e duhur dhe as veprime standarte pёr ta zbardhur krimin pa dёmtuar mё tej viktimёn”.

Sipas tij, palёt ose politizojnё, ose pёrgojojnё lajme tё pasakta ose ia hedhin pёrgjegjёsinё palёve tё treta, duke nёnvlerёsuar procedurat standarte pёr tё tilla ngjarje qё nga mbledhja e provave e deri te mbrojtja dhe kujdesi i posacёm pёr viktimat e dhunёs.

Ngjarja u bё bё temё debate edhe nё parlament kur ministri i brendshёm dhe deputetё tё opozitёs replikuan duke shkёmbyer akuza, njёri pёr fshehje tё ngjarjes kriminale, ndёrsa tjetri pёr ekspozim tё papёrshtatshёm tё saj./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat