Mungon avokati, Apeli shtyn seancën për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

Shqipëria

Mungon avokati, Apeli shtyn seancën për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 10:07
Shkëlqim Miri

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën ndaj ish-gjyqtarit, Shkëlqim Miri. Shkak është bërë mungesa e avokatit mbrojtës.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.

Deri në momentin e arrestimit Miri ka qëndruar në masën e sigurisë "arrest  me burg" dhe duke llogaritur kohën e paraburgimit atij i mbetet të kryejë edhe 20 muaj burg.

Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat