Apeli i Arqipeshkvit të Shkodrës: Mjekët mos largohen nga Shqipëria

Shqipëria

Apeli i Arqipeshkvit të Shkodrës: Mjekët mos largohen nga Shqipëria

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Imzot Angelo Massafra

Në ditën e të sëmurave, Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra-n i bëri apel mjekëve që mos largohen nga Shqipëria.

Në meshën me rastin e kësaj dite, Massafra thotë se nuk është e drejtë që mjekët të largohen, pasi nëse kjo ndodh kush mbetet për të dhënë shërbimin e merituar.

Imzot Angelo Massafra: “Njeriu duhet të jetë më human. Në spitalet tona duhet të kemi më shumë zemër. U bëj thirrje mjekëve të mos largohen nga Shqipëria, të mos mendojnë vetëm për para. Nëse ata largohen në vendet e tjera, kush mbetet këtu për të dhënë shërbimin e merituar, nuk është e drejtë. Kemi festuar vitin e Skenderbeut, ai ka luftuar deri në vdekje. E sot ne çfarë bëjmë, zgjedhim të ikim në vende të tjera për të qenë më rehat. Duhet të duam më shumë vendin tonë, njerëzit tonë, që të japim kontributin e duhur. Nuk është e drejtë, nuk është mire që të gjithë të lajmë duart, e ata që vuajnë çfarë të bëjnë”?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat