Edhe Meta kërkon: KLGj e Prokuroria të hetojnë vendimin për Dritan Dajtin

Shqipëria

Edhe Meta kërkon: KLGj e Prokuroria të hetojnë vendimin për Dritan Dajtin

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:05
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në një linjë me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca kërkon angazhimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë për të hetuar vendimin që i anulon dënimin me burg për jetë të Dritan Dajtit .

"KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshem të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe hetuar çështjen në fjalë " u shpreh Meta në një prononcim për gazetarët paraditen e sotme, pasi mori pjesë në konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”, 

Nga 5 gjyqtare dy votuan kunder -  Nuk ka qenë unanim vendimi i trupës gjykese të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të ndryshuar vendimin e Gjykatës më poshtë për Dritan Dajtin duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.

Gjyqtari Fuat Vjerdha,  publikoi sot në profilin e tij në facebook faqen e fundit të këtij vendimi ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim. 

Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimin kanë qenë pro aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg

Ndërsa dy gjyqtarë, Fuat Vjerdha dhe  Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.

Vendimi i cili shpëton Dritan Dajtin nga burgu për jetë edhe pse vrau 4 policë në gusht të 2009 nxiti reagime dhe indinjatë.Ndërkohë ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se ky vendim kërkon një vlerësim urgjent nga Këshilli i Lartë Gjyqësor  dhe Prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat