Ndryshimi i ligjit për koncesionet, zv.ministrja: Nga 1 korriku, jo më kontrata PPP

Shqipëria

Ndryshimi i ligjit për koncesionet, zv.ministrja: Nga 1 korriku, jo më kontrata PPP

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:21
Ilustrim

Në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dhe Tregtisë është diskutuar ditën e sotme pr.i ri për koncesionet, në relacionin e të cilit parashikohen ndryshime të reja për kontratat me partneritet publik-privat.  Zv.ministrja e Financave Albana Shkurta ka bërë më dije se duke nisur nga 1 korrik 2019 nuk do të lejohen më kontrata PPP në infrastrukturë kur nuk ka një ofertë.

“ Pr.ligji vjen si iniciativë ligjore e Ministrisë së Financave.Synimi i tij është përmirësimi i kuadrit ligjor dhe të rrisë kontrollin mbi angazhimet fiskale. Në hartimin e tij janë marrë në konsideratë të gjithë rekomandimet dhe përvojat e dhëna nga institucionet ndërkombëtare si FMN, BB. Në ndryshimet e parashikuara janë heqja e kontratave koncesionare në një sërë sektorësh. Nga 1 korrik 2019 nuk do të lejohen më kontratat PPP të pakërkuara në infrastrukturë. Gjithashtu parashikohet heqja e bonusit për propozimet e pakërkuara.”- argumenton zv.ministrja.
Lidhur me pyetjet e paraqitura nga deputetët në sallë, zv.ministrja mohoi të jenë dhënë kontrata PPP për llixhat, ndërsa në lidhje me kontratat për pompat e karburanteve, ajo bëri me dije se nuk është parashikuar tarifë shtesë.
Znj. Shkurta shton se ndryshimi më i rëndësishëm i parashikuar është eleminimi i iniciatës nga një operator privat për kontrata koncesionare në rast të një oferte të pakërkuar. Zv.ministrja tha: “Nuk mohohet dhënia e kontratave të ardhshme koncesionare për rrugët, por vetëm ato në rast se mungon një ofertë zyrtare”.
E pyetur për efektit në borxhin publik, zv.ministrja përgjigjet se për vitin 2019 vlera totale e këtyre lloj kontratave është parashikuar 3% të nivelit të të ardhurave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat