Privatizimi i OSSH, Balla thirrje Prokurorisë: Mos përdor makinacione për të pushuar çështjen

Shqipëria

Privatizimi i OSSH, Balla thirrje Prokurorisë: Mos përdor makinacione për të pushuar çështjen

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:47
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që mos përdorë makinacione për të pushuar çështjen në ngarkim të Sali berishës, Shkëlzen Berishës dhe Ndue Kalaj për privatizimin e OSSH.

Balla: I bëj thirrje prokurorisë së Tiranës dhe gjykatës që mos përdorë makinacione për ta pushuar çështjen në ngarkim të Sali Berishës, Nuel Kalajt, Shkëlzen Berishës etj., për të cilët ne kemi bërë një kallëzim penal.

Unë i qëndroj akuzës së bërë, se qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro nga privatizimi i OSSHE te CEZ.

Dua ta përdor këtë moment për ti bërë një thirrje prokurorisë që të vijojë hetimet dhe me shpresën e gjithë shqiptarëve që SPAK ngrihet së shpejti le të jetë kjo një prej dosjeve që ti vihet në dispozicion SPAK.

/Ora News.tv/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat