U arrestua për gjobën 90 mijë euro, Lavdrim Tufa hetohet në 'arrest shtëpie"

Shqipëria

U arrestua për gjobën 90 mijë euro, Lavdrim Tufa hetohet në 'arrest shtëpie"

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:59
Lavdërim Tufa

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda lë në fuqi masën ‘Arrest shtëpie’ për Lavdrim Tufën.

Lavdërim Tufa akuzohet për veprën penale ‘Kanosje për dhënie pasurie’ ndaj një biznesmeni. Ai u arrestua në shtator 2018 me akuzën  “gjobëvënie” 90 mijë euro ndaj një administratori të një firme private me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç. 

Vetë Tufa e ka mohuar akuzën.

Lavdërim Tufa kishte ankimuar vendimin e gjykatës i cili u gjykua sot, dhe kërkonte heqjen e masës së sigurisë 'arrest shtëpie"  që Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë pak kohë më parë. Por sot Apeli gjykatë nuk ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë. 

Ai ishte dënuar më parë për vrasjen e  Fatmir Ramës, të njohur si Miri i Xhikës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat