Zgjedhjet Vendore! KQZ shpërndan fondet, sa para do të marrin partitë

Shqipëria

Zgjedhjet Vendore! KQZ shpërndan fondet, sa para do të marrin partitë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:40
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjjedhjeve ka vendosur shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në total nga buxheti i shtetit janë 190 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e marrin dy partitë kryesore politike, PS dhe PD, përkatësisht 86 dhe 82.8 milionë lekë.

Ndërkohë LSI, si forca e tretë politike do të përfitojë mbi 27 milionë lekë. Për t’u ndjekur më pas nga PDIU me 10 milionë, socialdemokratët me rreth 7 milionë lekë. Partitë politike, bazuar në Kodin Zgjedhor përfitojnë financa nga taksapaguesit, për zhvillimin e fushatës zgjedhore.
Me dekret të Presidentit zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat