Lleshaj: Identifikohem me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer

Shqipëria

Lleshaj: Identifikohem me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 20:12
Sandër Lleshaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, reagoi sot lidhur me arrestimin e punonjësit të policisë në Malësinë e Madhe, duke theksuar se “unë identifikohem me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer”.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar”, shprehet ministri Lleshaj.

Efektivi i forcave të rendit në Gruemirë të Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti, u arrestua sot për ngacmimin seksual të një 15-vjeçareje. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat