Peqin, arrestohet një "skifter", dy të tjerë në kërkim

Shqipëria

Peqin, arrestohet një "skifter", dy të tjerë në kërkim

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 09:22
Ilustrim

Policia e Peqinit ka arrestuar një person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për disa vjedhje.

Në pranga është vënë shtetasi I.J., 24 vjeç, banues në Has, i dënuar më parë për vjedhje.

"Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S", sqaron policia.

Sipas policisë dyshohet se këta persona janë autorë edhe të  4 vjedhjeve të tjera të ndodhuramë parë.

"Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se  kanë kryer vjedhje në  3 banesa në Peqin,  si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur  kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera", tha policia.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat