Mediu në Lezhë: Të protestojmë kundër të keqes, Evropa një realitet i largët

Shqipëria

Mediu në Lezhë: Të protestojmë kundër të keqes, Evropa një realitet i largët

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 09:41
Fatmir Mediu

Në kuadër të përgatitjes për protestën e 16 shkurtit, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me strukturat në Lezhë. Mediu tha se ka ardhur koha që shqiptarët pa dallim politik në dt 16 shkurt të ngrehen kundër të keqes, ndërsa sipas tij Evropa është kthyer në një realitet i largët, i paprekshëm.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me strukturat në Lezhë, në përgatitje për protestën masive të 16 shkurtit. Mediu i bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë pa dallime politike, për të larguar siç u shpreh ai varfërinë, korrupsionin dhe krimin shtetërorë.

Mediu: “Ka ardhur koha që shqiptarët pa dallim politik në dt 16 shkurt të ngrihen kundër të keqes. Kundër varfërisë, korrupsionit dhe krimit shtetëror, trafikut të drogës, të ngrihen kundër talljes dhe përbuzjes që Edi Rama i bën jetës së tyre. Sot kur sfidat tona si vend, si Shqipëri janë më të mëdha, për fatin e keq, Qeveria dhe Rama çdo ditë po dominohet nga interesa, klanore, korruptive e kriminale. Evropa është kthyer në një realitet i largët, i paprekshëm”

Mediu tha se kjo qeveria e Ramës, i ka vendosur shqiptarët para dy zgjidhjeve, të pranojnë mjerimin ose të largohen.

Mediu: “Po jetojmë periudhën më të errët, qytetarët nuk mund të votojnë të lirë, zgjedhjet i përcakton krimi dhe paraja e krimit. Biznesi varet tërësisht nga qeveria dhe marrëveshja me të. Punësimi në shtet e privat varet nga qeveria”

Kreu i republikanëve tha se sot liria është kthyer në një koncept pa vlerë, ndërsa sipas tij sfidat kombëtare sidomos në Kosovë janë më të vështira, pasi sipas tij qeveria shqiptare po tregohet e pa përgjegjshme dhe e ka kthyer në Pazar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat