Zbardhet motivi tronditës pse burri vrau gruan

Shqipëria

Zbardhet motivi tronditës pse burri vrau gruan

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:21
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm vendi ynë u trondit nga një krim makabër. Një punonjës i Gradës së Republikës qëlloi me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare. 44-vjeçari Alket Arapaj ka qëlluar disa herë pa mëshirë me armë mbi trupin e gruas së tij Ervilma Seferi.

Ky krim makabër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në katin e katërt në një lagje në Allias, ku brenda ndodhej edhe vajza e tyre e mitur por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Ngjarja ka ndodhur në dhomën e ndenjes.

Ishin fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat në banesën e çiftit. Sipas dëshmisë së fqinjëve, 44-vjeçari dukej njeri i qetë dhe se ishte predikues i fesë islame dhe bashkëshortja e tij ishte e mbuluar me shami. Ata ishin një familje model dhe nuk kishin probleme.

Mendohet se konflikti midis bashkëshortëve, që çoi edhe në përshkallëzim të situatës ka nisur pasi 36-vjeçarja i kishte thënë bashkëshortit të saj se donte të niste punë. Vajza e vogël e çiftit ndodhet nën kujdesin e prindërve të viktimës pas vrasjes të së ëmës. 44-vjeçari është arrestuar nga policia, pas ngjarjes. Gardisti kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat