Manjani: Bashkimi i opozitës, hap i rëndësishëm drejt garantimit të rotacionit

Shqipëria

Manjani: Bashkimi i opozitës, hap i rëndësishëm drejt garantimit të rotacionit

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Ylli Manjani

Pakti i duhur.

Ylli Manjani Vverëson se ngjarja më e rëndësishme e politikës sot është pakti i bashkimit të partive të opozitës.

Bashkimi i opozitës është hapi i parë i rëndësishëm drejt garantimit të rotacionit. Kot nuk thonë:

“Bashkimi bën fuqinë”.

Nga ana tjetër ky proçes duhet shoqëruar me një program të përbashkët politik e qeverisës, pa dyshim duke ruajtur identitetin politik.

Shqiptarët duan një alternativë të re, të thjeshtë, të realizueshme dhe të kontrollueshme.

Me pak fjalë duhet një shtet jo politik me ekonomi të mundshme për të gjithë dhe, demokraci përfaqësuese funksionale.

Jam i bindur se vetëm kështu do rikthehet shpresa se ky vend bëhet.

Dhe vetëm kështu do jemi gati të trokasim në Europë për anëtarësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat