Opozita në koalicion për zgjedhjet e ardhshme, zbardhet platforma e bashkëpunimit

Shqipëria

Opozita në koalicion për zgjedhjet e ardhshme, zbardhet platforma e bashkëpunimit

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Partitë opozitare, me në krye Partinë Demokratike kanë vendosur krijimin e Koalicionit të Bashkuar Opozitar për zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu, ky koalicion mbështetet në një platformë të sugjeruar nga kreu i PD , Lulzim Basha e mbështetur mbi 4 pika apo shtylla: Qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, zbatimin e reformës në Drejtësi si dhe përshpejtimin e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, duke i paraprirë ''16 shkurtit'', partitë opozitare kanë vendosur të marrin çdo aksion politik, institucional apo ligjor  për të bërë të mundur garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në platformën e hartuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha thuhet se shkaku i ndërmarrjes së këtij koalicioni dhe këtyre pikave është gjendja në të cilën ndodhet momentalisht Shqipëria duke përmendur varfërinë ekstreme, humbjen e besimit të qytetarëve tek Shteti si dhe pabarazisë mes qytatarëve të tjeshtë dhe atyre në pushtet.  

Opozita drejton gishtin drejt Qeverisë e cila sipas saj ka humbur vëmendjen tek qytetarët si dhe është në përpjekje e sipër për të nënshtruar të gjitha pushtetet në vend. Më 16 shkurt opozita ka paralajmëruar protestë masive në kryeqytet me qëllim primar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, dhe më pas krijimin e një qeverie tranzitore dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme vendore. Ndërkohë në qershor është caktuar data për zgjedhjet lokale si dhe pritet konfirmimi ose jo nga BE për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat