Maqedonia e Veriut në NATO, Bushati kritika qeverisë: Në relacion mungon roli i Shqipërisë

Shqipëria

Maqedonia e Veriut në NATO, Bushati kritika qeverisë: Në relacion mungon roli i Shqipërisë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 12:31
Ditmir Bushati

Pas Komisionit të Ligjeve edhe Komisioni i Jashtëm miratoi protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Edhe pse kritikat nuk munguan si nga ana e shumicës ashtu edhe opozitës. Ka qenë ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka tërhequr veshin qeverisë që pse në relacion nuk ka futur edhe rolin e Shqipërisë në këtë proces.

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kritikoi relacionin e Këshillit të Ministrave për ratifikimin e protokollit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Bushati u shpreh që dokumenti ka mangësi pasi në asnjë rresht nuk evidentohet roli i Shqipërisë në këtë proces.

Edhe pse dha votën pro protokollit, opozita reagoi ashpër duke e cilësuar si mungesë serioziteti mospraninë e Ministrit të Jashtme të akredituar në prezantimin e këtij relacioni. Ndërsa për Gent Cakajn nuk munguan as fyerjet nga ana e deputetëve të PD.

Ndërsa në Komisionin e Integrimit Taulant Balla i kërkoi konferencës së Kryetarëve që të fusin në seancë plenare prezantimin e raportit për integrimin nga ana e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat