I dënuar përjetë, Gjykata e Hagës merr vendimin në favor të Arben Frrokut

Shqipëria

I dënuar përjetë, Gjykata e Hagës merr vendimin në favor të Arben Frrokut

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:00
Arben Frroku

Gjykata e Apelit e të Drejtave të Njeriut në Hagë, ka dhënë vendimin në favor të Arben Frrokut, duke refuzuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sipas Gjykatës së Hagës, Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri dhe dënimi i është dhënë për arsye politike.

Vendimi është dhënë në favor të Arben Frrokut, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për vrasjen e ish-kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.

Dënimi i dhënë në Shqipëri dhe sipas Gjykatës së Hagës vendimi është dhënë bazuar mbi motive politike duke shtuar se Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri.

Për këtë arsye ai nuk do të ekstradohet, edhe pse gjykatat shtetërore të Holandës kishin vendosur për ekstradimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat