Biznesmeni Kelmendi: Veliaj më vuri gjobë 7 mln euro, në Shqipëri s’më pranuan denoncimin

Shqipëria

Biznesmeni Kelmendi: Veliaj më vuri gjobë 7 mln euro, në Shqipëri s’më pranuan denoncimin

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 18:52
Ramiz Kelmendi dhe Erion Veliaj

Biznesmeni nga Kosova, Ramiz Kelmendi ka lëshuar akuza të rënda jo vetëm ndaj Erion Velaijt, por edhe për policinë dhe prokurorinë.

Duke folur live nga Stambolli për SYRI.net, Kelmendi është shprehur se ditën e dielë në datën 10 shkurt, policia bashkiake i ka shkatërruar investimin e bërë. Biznesmeni kosovar është shprehur se përfaqësuesit e tij kanë shkuar dhe kanë denoncuar në Komisariatin numër 5 në Kamzë, por i është marrë denoncimi.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe prokuroria e cila nuk ka administruar padinë e bërë nga përfaqësuesit e biznesmenit Ramiz Kelmendi. Ai është shprehur se kjo çështje rrezikon të kthehet në një përplasje politike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Cilat rrugë do të ndiqni ju për këtë problem?

Të gjitha rrugët e ligjshme. Sapo të kthehem në Kosovë do të zhvilloj një takim me kryeministrin e Kosovës. Kam kontaktuar me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri. Më ka kontaktuar edhe kreu i grupit parlamentar, duke u shprehur që të mos kthehet një përplasje politike.

Po prokuroria ka bërë ndonjë lëvizje në lidhje me këtë çështje? Veliaj ka akuzuar se ju e keni shantazhuar bashkinë?

Asnjë biznesmen nuk mund të shantazhojë bashkinë. Bashkia i ka marrë lekët, i ka përdorur lekët. Nuk mundet që bashkia të thotë se janë shantazhuar. Kjo ka nxitë në momentin kur bashkia i ka dërguar inspektorët të shtunën në mbrëmjen për të rrëzuar rrethimin e pronës. Kanë shkuar të dielën dhe kanë shkatërruar gjithçka tonën, edhe pse ka qenë vendosur ndalimi.

Pas kësaj kemi shkuar në polici dhe policia nuk ka pranuar të marrë asnjë denoncim dhe asnjë deklarim nga ne. Ne kemi detyrimet tona që i kemi plotësuar të gjitha.

-Ju thoni që policia është rreshtuar me bashkinë, prokuroria nuk ka nisë asnjë hetim. Institucionet duket se kanë marrë anë.

Unë nuk mund të them ashtu, por faktet po flasin për këtë gjë. Ka qenë një marrëveshje e nënshkruar mes tre palëve, as ne nuk do vazhdonim punimet dhe as bashkia nuk do vinte të shkatërronte. Ne kemi shkruar në prokurori që ta denoncojë këtë rast, sipas të gjitha procedurave ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat