Grida Duma: PD ka përgjegjësi të çojë deri në fund sakrificën e demokratëve

Shqipëria

Grida Duma: PD ka përgjegjësi të çojë deri në fund sakrificën e demokratëve

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:15
Grida Duma

Deputetja e PD, Grida Duma, ishte e ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2CNN ku foli ndër të tjera për aksionin e opozitë , i cili do të kulmojë më 16 shkurt, me protestën e paralajmëruar në Tiranë.

Grida Duma u shpreh se protesta e së shtunës do të jetë kulmim i aksionit të opozitës të gjithë këtyre viteve.

“Njerëzit shtohen çdo ditë në takimet tona. Opozita tashmë ka shfaqur hapur, atë që është qëllimi kryesor i protestës, një qeveri pa Edi Ramën.

Është kulmim i aksionit të opozitës të gjithë këtyre viteve.

Duhet të pranojmë që shqiptarët për shkak të lodhjes nga varfëria kanë treguar një lloj mpirje për të reaguar ndaj probleme që kanë”, tha deputetja e PD.

Duma u shpreh reagimi i studentëve i dha një shtysë shoqërisë për të kërkuar të drejtat e tyre, duke i rikthyer shpresën.

“Unë mendoj se duhet ta shikojmë Shqipërinë me të gjithë atë që e ka përcjellë deri tani. Para dy vitesh, kishte një qëndrim se shoqëria shqiptare nuk reagon më dhe pati një ikje të madhe nga vendi. Në këto kushte kur vendit i ka ikur 90 përqind e shtresës së mesme.

Në këto kushte, reagimi studentor është valvula e para se po rikthehet besimi që njerëzit po të ngrihen mund të arrijnë synimet e tyre.

Unë e kam thënë që studentët do të kthejnë protestën në lëvizje politike nga pozitat e një njeriu që e di shumë mirë se pa u bërë ajo lëvizje nuk do të kishte rezultat”.

Platforma e opozita, u shpreh Duma, nënkupton vullnetin e plotë të PD për të unifikuar tashmë me një kontraktualitet aleatët e vetë.

“Mundi i tyre do të vlerësohet nga PD sikur sistemi elektoral të ishte i ndryshëm”, tha Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat