Ish-ministri Manjani: Mësues e punonjës të OSHEE-së janë ngarkuar për blerjen e votave

Shqipëria

Ish-ministri Manjani: Mësues e punonjës të OSHEE-së janë ngarkuar për blerjen e votave

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:25
Ylli Manjani

Pak muaj para zgjedhjeve lokale, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani denoncon se si janë ngarkuar punonjës të administratës, kryesisht mësues, punonjës të OSHEE-së, apo të bashkive për të mbledhur votat.

Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan se “ka shumë njerëz që më shkruajnë në Inbox, ku raportojnë për mësues e punonjës OSHEE që po mbledhin kartat e identitetit nëpër fshatra”.

Statusi i plotë:

Ka shumë njerëz që më shkruajnë në Inbox, ku raportojnë për mësues e punonjës OSHEE që po mbledhin kartat e identitetit nëpër fshatra.

Ky është sistemi i patronazhit elektoral, që Rilindja e mësoi nga modeli i Ergoganit, për kontrollin e votuesve në territor. Çdo punonjës shteti ka detyrë të markojë, ndjekë e bindë një numër të caktuar votuesish të votojnë qeverinë.

Kryetarët e punonjësit e bashkive veçanërisht janë të ngarkuar me këto detyra.

Ky është fillimi i proçesit të blerjes së votave dhe i korrupsionit elektoral.

Cilido që jep Kartën e Identitetit apo Pasaportën kuturu, njerëzve që nuk kanë punë me to, duhet të kuptojë se PO SHET VOTËN!

Po shet DEMOKRACINË!

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat