Presidenti Meta vizitë në Kalabri me rastin e 100-vjetorit të Eparkisë së Lungros

Shqipëria

Presidenti Meta vizitë në Kalabri me rastin e 100-vjetorit të Eparkisë së Lungros

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:08
Ilir Meta

Me ftesë të Ipeshkvit të Eparkisë së Lungros, Imzot Donato Oliverio, Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të marrë pjesë sot në ceremonitë zyrtare të 100-vjetorit të themelimit të kësaj eparkie arbëreshe që do të zhvillohen në Katedralen e Lungros (Ungrës) në Kalabri.

Presidenti Meta përshëndet themelimin e Eparkisë së Ungrës më 13 shkurt 1919, që shënoi datën historike kur Vatikani u kushtoi një vëmendje edhe më të madhe ndjekësve besnikë të ritit bizantin në Itali, arbëreshëve, të cilët prej më se katër shekujsh i kryenin ritet e tyre liturgjike në gjuhën arbëreshe.

Eparkia e Ungrës është eparkia më e madhe arbëreshe e Italisë kontinentale. 100-vjetori i themelimit të Eparkisë së Ungrës përkujton çastin më kulmor dhe më të rëndësishëm të rrugëtimit arbëresh, të cilët përpiqen sot e kësaj dite të mos humbasin identitetin kombëtar, gjuhën amtare, ritet fetare, kulturën, zakonet dhe trashëgiminë historike të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat