Prokurori Artan Bajrami në "sitën" e vettingut

Shqipëria

Prokurori Artan Bajrami në "sitën" e vettingut

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:26
Artan Bajrami

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është zhvilluar sot seanca dëgjimore për Artan Bajramin, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

Sipas ILDKPKI, Bajrami ka bërë deklarim të saktë dhe ka burime financiare të ligjshme. Po ashtu prokurori nuk ka fshehje të pasurisë dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

Nga hetimet e KPK, rezulton se Artan Bajrami ka një apartament me sipërfaqe 110 m2 në Tiranë i blerë me vlerën 45 000 dollarë.

KPK thotë se nga deklarimet e Bajraimit ka mospërputhje për këstin 1.5 milionë lekë për apartamentin në Tiranë

Sa i përket vlerësimit të figurës, DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës.

Sipas KPK nuk ka informacion se drejtues i Prokurorisë, Artan Bajrami ka kontakte me persona të papërshtatshëm.

Artan Bajrami rezulton të ketë aftësi profesionale dhe nuk ka denoncim apo masa disiplinore.

Vendimi për Artan Bajrmani do të shpallet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat