Rama në Fishtë: Agroturizëm si në vendet e Europës aty ku deri dje gjithkush donte vetëm të ikte

Shqipëria

Rama në Fishtë: Agroturizëm si në vendet e Europës aty ku deri dje gjithkush donte vetëm të ikte

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:07
Edi Rama

Edi Rama ka qenë sot në Fishtë të Lezhës ku ka parë nga afër aktivitetin e një emigranti të kthyer nga Italia i cili e ka kthyer pronën e tij në një biznes fitimprurës.

Rama ndoqi nga afër të gjithë hapat e kultivimit të këtij biznesi. Ai e ndau videon në rrjetet sociale duke e shoqëruar me shkrimin:  

"Fishtë, Lezhë - Çfarë kënaqësie të shohësh se si një emigrant i kthyer nga Italia, ka krijuar një oaz shijeje të denjë për agroturizmat më të spikatur të Italisë a Francës, aty ku deri dje s'kishte asgjë dhe nga ku gjithkush donte vetëm të ikte #Respekt"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat