Pezullohen 4 gurore, Klosi: Nis puna për verifikimin e dokumentacionit për 12 subjektet në Krujë

Shqipëria

Pezullohen 4 gurore, Klosi: Nis puna për verifikimin e dokumentacionit për 12 subjektet në Krujë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:12
Ilustrim

Ka nisur puna për verifikimin e dokumentacionit të 12 guroreve të cilat ushtrojnë aktiviteti në zonën e mbrojtur të malit të Krujës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, sipas të cilit Task Forca ka pezulluar aktivitetin për 4 guroret e para.

Kjo e fundit vijon aksionin në të gjithë vendin për ndëshkimin dhe pezullimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.

“Nis puna për verifikimin e dokumentacionit të 12 guroreve, që ushtrojnë aktivitetin në zonën e mbrojtur të malit të Krujës. Pezullim aktiviteti për 4 guroret e para! Task Forca, e përbërë nga 4 ministri vijon aksionin e përbashkët me qëllim ndëshkimin  e subjekteve, që veprojnë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në dëm të qytetarëve dhe Krujës Turistike”, shkruan Klosi.

Ndërsa prezantoi rregullat e reja për guroret vitin e kaluar, ministri Klosi ka nënvizuar herë pas here se këto biznese do të monitorohen nga instancat përkatëse në mënyrë që të ushtorjnë aktivitetin në përputhje me kriteret e vendosura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat