Ja kush është zëvendësministrja e re e Arsimit

Shqipëria

Ja kush është zëvendësministrja e re e Arsimit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:33
Foto

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar dy zëvendësministrat e rinj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Mësohet se Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu janë dy zv/ministrat e rinj. Shtino dhe Haxhiu zëvendësojnë Besa Shahinin, që u emërua në postin e ministres pas shkarkimit të Lindita Nikollës dhe Taulant Mukën, i cili dha dorëheqjen vetëm pak ditë pas emërimit në këtë post.

Lorena Haxhiu është një emër i njohur për publikun, pasi ajo ka qenë drejtuese e emisioneve për të rinj në disa media private.

Ish-prezantuesja e emisioneve, ka qenë aktualisht në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Rinor.

Në faqen online të këtij shënimi nuk gjendet CV e Haxhiut, por sipas profilit të saj në Facebook, ajo ka mbaruar studimet në fakultetin e Ekonomisë në Tiranës dhe është 28 vjeçe.

Ndërkohë që prej vitit 2017 është drejtoreshë e Shërbimit Rinor, drejtori në varësi të Ministrisë së Arsimit.

Lorena Haxhiu ka qenë dhe personazh i showbizit shqiptar, ku në shumë portale apo media nuk ka nguruar të publikojë dhe fotot me bikini, apo të fotografohet nga paparacët në plazhet e ndryshme të Shqipërisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat