“Operacioni fshesa” në Hipotekën e Durrësit, Gjonaj: Shkarkohen nga puna 6 zyrtarë të tjerë

Shqipëria

“Operacioni fshesa” në Hipotekën e Durrësit, Gjonaj: Shkarkohen nga puna 6 zyrtarë të tjerë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:08
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një deklarate për mediat, ka njoftuar 6 shkarkime të tjera nga puna të zyrtarëve në Hipotekën e Durrësit.

Këto masa, vijnë menjëherë  pas shkarkimit nga puna të kreut të kësaj drejtorie pak ditë më parë.

Ish-kreu i Hipotekës së Durrësit u filmua duke iu drejtuar me arrogancë qytetarit, duke i thënë; “shko të ta zgjidhë problemin Rama”.

Në një deklaratë për mediat, ministrja njoftoi se pas 15 masave disiplinore të marra më herët, kontrolli i bërë së fundi ka nxjerrë në pah një sërë problemesh.

“Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force  ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë.

Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e cuar në total numrin e masave në 31 masa”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat