Protesta e 16 shkurtit, Dervishaj: Kemi marrë të gjitha masat!

Shqipëria

Protesta e 16 shkurtit, Dervishaj: Kemi marrë të gjitha masat!

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 19:40
Albert Dervishaj

Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj gjatë një interviste televizive theksoi se Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për protestën e paralajmëruar të opozitës, e cila do të mbahet ditën e shtunë në 16 shkurt.

Dervishaj u bëri apel protestuesve që të ruajnë gjakftohtësinë gjatë protestës, duke theksuar se Policia e Shtetit ka informacione që në protestë mund të ketë persona që do të tentojnë akte dhune.

“Policia e Shtetit është duke u organizuar, duke menduar masat që do marrë për mbarëvajtjen e tubimit. Qëllimi është që policia të sigurojë një tubim normal, që të mos cënohen tubuesit.  Ka informacione që do vijnë protestues nga rrethet. Policia nuk ka për qëllim të pengojë protestuesit. Në këtë kontekst ne jemi duke u përgatitur që të marrim masat me numrin e pjesëmarrësve. Njoftimi zyrtar është është konsumuar dje dhe ka një bazë reale. Policia punon për të marrë informacione me strukturat brenda vendit, por edhe jashtë saj. Bashkëpunon me misionet policore që ne na monitorojnë që janë në Shqipëri dhe shkëmbejmë informacione. Ka indicie që individë të veçantë mund të tentojnë të kryejnë akte dhune. Thirrja ime si zyrtar i policisë është që secila palë të ruajë gjakftohtësinë. Policia do përpiqet të jetë garante e sigurisë”,  – tha ai.

Dervishaj theksoi se janë caktuar personat përgjegjës që do kontaktojnë me organizatorët e protestës, duke theksuar se do të veprohet në bazë të ligjit nëse protesta përshkallëzon.

“Ligji për tubimet i ka përcaktuar disa hapa si do veprojë policia, por edhe organizatorët. Ne kemi caktuar oficerin përgjegjës që do flasë me organizatorët e protestës. Do jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kur tubimi do jetë në zhvillim normal secila palë do bëjë punën e vet. Nëse do ketë përshkallëzime do ketë zhvillime që ligji për tubimet i përcakton”, – theksoi Dervishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat