“Rama nuk do të jetë në zyrë më 16 shkurt, bast!”

Shqipëria

“Rama nuk do të jetë në zyrë më 16 shkurt, bast!”

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:33
Edi Rama

Në 16 shkurt, në ditën kur opozita dhe qytetarët do të protestojnë para kryeministrisë, vetë Edi Rama nuk do të jetë në zyrë.

Të paktën ky është “basti” që ka bërë sot deputeti i PD-së Edi Paloka, i cili përmes një statusi në rrjetin social shkruan se Rama me gjasa do të jetë në ndonjë udhëtim jashtë shtetit ose në Vlorë.

“BAST qe Rama me date 16 shkurt ose do te jete jashte ose do te shkoj ne Vlore.

Keshtu ka vepruar ne gjithe protestat e medha qe ka zhvilluar PD… Edhe ne Vlore nuk shkon se ndjehet i sigurte prane “elektoratit” te tij, se per ate pune vlonjatet jane te paret qe duan ti vene drune, po se nga Vlora eshte mesuar qe merr helikopterin per ne Rinas e atje i hipen menjehere carterit. Ndoshta per kete ja kthyen dhe nje here provizorisht Air Turkish Albanian...”, shkruan Paloka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat