Zbulohet sasi e madhe droge në Kapshticë, prangosen 2 shoferë kamionësh

Shqipëria

Zbulohet sasi e madhe droge në Kapshticë, prangosen 2 shoferë kamionësh

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 22:17
Ilustrim

Dy kamionë me lëndë narkotike janë kapur sot në pikën kufitarë të Kapshticës. Mësohet se brenda kamionëve është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila është sekuestruar nga policia. Sipas të dhënave, droga është pikasur nga anti-kontrabanda në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë.

Lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde drejt vendit fqinj. Ende nuk dihet sasia e saktë, por burimet bëjnë me dije se sasia është shumë e madhe dhe janë duke u bërë veprime nga agjentet e antidrogës për ta peshuar. Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve Zija Hidri dhe Ardian Sako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat