Maqedoni, Ruçi: Jemi të tronditur nga tragjedia!

Shqipëria

Maqedoni, Ruçi: Jemi të tronditur nga tragjedia!

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 23:43
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka reaguar pas incidentit të rëndë në Maqedoni ku një autobus doli nga rruga me një bilanc tragjik prej 13 viktimash. Përmes një mesazhi, Ruçi shpreh ngushëllimin  për viktimat e aksidentit të Gostivarit

“Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet për humbjen  e njerëzve të dashur. Solidaritet vllazëror me qytetarët e Gostivarit”, shprehet Ruçi.

Kujtojmë që aksidenti ndodhi  në afërsi të fshatit Llaskarcë, ku autobusi doli nga rruga duke përfunduar  në kanal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat