Berisha: Çfarëdo tu hedhësh këtyre në fytyrë janë të pafytyrë

Shqipëria

Berisha: Çfarëdo tu hedhësh këtyre në fytyrë janë të pafytyrë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 11:42
Sali Berisha

Pasi Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë Edi Ramës, në një prononcim për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se çfarëdo tu hedhësh këtyre në fytyrë, këta janë të pafytyrë. Nga ana tjetër, Berisha ka denoncuar një rast skandaloz.

Reagimi

Denoncoj një rast skandaloz, Bashkinë e Skraparit e kanë lënë pa rroga sepse ka fatkeqësinë të jetë bashkia nga ka ardhur Presideni dhe i kanë bllokuar thesarin. Kjo është e pabesueshme dhe e papranueshme. Shkelje e hapur e ligjit. Kanë mbetur pa rrogë vetëm për arsye politike. Edvin Kristaq urrejtja nuk ka asnjë normë Këta janë të pafytyrë. Çfarëdo që tju hedhësh në fytyrë këta janë të pafytyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat