Balla: Paloka të shkarkohet si Nënkryetar i Kuvendit

Shqipëria

Balla: Paloka të shkarkohet si Nënkryetar i Kuvendit

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:12
Taulant Balla

Taulant Balla tha sot se Grupi i PS nuk mund të tolerojë më sjelljet e dhunshme në Kuvend dhe për më tepër qëndrimin e Palokës në sallë.

Numri dy i PS tha se mazhoranca do të kërkojë javën e ardhshme shkarkimin e Edi Palokës si nënkryetar Kuvendi.

Ndërkohë, Balla pati edhe një koment për deklaratat e Berishës që mohoi sulmin me bojë të parapërgatitur në një shiringë.

“Berisha ia ka marrë dorën që çadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën stilolaps” – ironizoi Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat