Konflikt pronësie me kishën. Ndërrohet pronari i tokës në çdo gjykim

Shqipëria

Konflikt pronësie me kishën. Ndërrohet pronari i tokës në çdo gjykim

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:17
Ilustrim

Prej 5 vitesh një pronë në afërsi të kishës së Shën Ndout në Laç ka futur në konflikt familjen Gjini me famullinë e kësaj kishe mbi faktin se kush është pronari i 1700 metra toke.

Në shkallë të ndryshme, gjykatat kanë dhënë vendime të ndryshme që herë bëjnë pronare familjen Gjini dhe herë famullinë e Laçit. Prona e përfituar në vitin 1993 nëpërmjet ligjit 7501 është hipotekuar dhe për te familja Gjini ka dhe certifikate pronësie, por famullia e Laçit pretendon se toka është pronë e kishës.

Prej vitit 2014 ka nisur edhe konflikti për pronën dhe familja Gjini thotë se është përballur me indiferentizmin e institucioneve, të cilat tashmë duhet t`i kishin dhënë zgjidhje këtij problemi

Ne u interesuam pranë kishës katolike për të marr një reagim për këtë çështje, por këta të fundit nuk pranuan që të prononcohen . Ndërsa çështja ka kaluar të gjithë shkallët e gjyqësorit është referuar për shqyrtim në gjykatën e lartë, zyrtarët e përmbarimit kanë marrë në vlerësim vetëm vendimin e gjykatës së apelit dhe kanë paralajmëruar konfiskimin e aktivitetit tregtar të familjes Gjini. Sipas familjes Gjini vlerësohet si një padrejtësi që po u bëhet pasi duhet të pritej vendimi përfundimtar i Gjykatës së Larte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat