Parashikimi i motit, ja çfarë pritet të premten - Bota Sot
Parashikimi i motit, ja çfarë pritet të premten

Shqipëria

Parashikimi i motit, ja çfarë pritet të premten

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Ilustrim

Mot i vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimesh dominojë në vend.

Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore por vranësirat mbeten më të dukshme në juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit por pritet rënie në orët e mesditës duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...