“Unë me bojërat jam rritur, por më shqetësojnë zorzopët”

Shqipëria

“Unë me bojërat jam rritur, por më shqetësojnë zorzopët”

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas sulmit me bojë në Kuvend.

Ai ironizon duke sjell në vëmendje punën e tij si piktor, teksa shkruan se me bojërat është rritur.

“Faleminderit për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar.

Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë.

Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria” – shkruan Rama në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat