Veliaj: Partia shpellare i nxori bojën këtij vendi me dhunë dhe përdhosje

Shqipëria

Veliaj: Partia shpellare i nxori bojën këtij vendi me dhunë dhe përdhosje

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:45
Erion Veliaj

I ashpër ka qenë edhe reagimi i kryebashkiakut të Tiranës, pas ngjarjeve të sotme në Kuvend.

Duke iu referuar sulmit me bojë ndaj Ramës, Erion Veliaj shkruan se kjo është një sjellje e neandertalëve të SHQUP-it.

Në Tëitter, qytetari i parë i Tiranës sqaron edhe njëherë deklaratat e tij të mëparshme, ndërsa shton se PD përdhosi çdo vlerë të shqiptarit.

“Kur thoja ‘parti shpellare’ gjithe portalet gjobevenese vrapuan ta perdridhnin se kinse ishte per miletin.

Jo or jo, per keta e kam, sot e gjithmone, neandertalet e SHQUP, mavri me boje qe i nxoren bojen ketij vendi me dhune, shkaterrim e perdhosje te cdo vlere shqiptari! Turp!” – shkruan Erion Veliaj në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat