Protesta e 16 shkurtit, Nishani: Ja hapat që do të ndjekë opozita

Shqipëria

Protesta e 16 shkurtit, Nishani: Ja hapat që do të ndjekë opozita

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:47
Bujar Nishani

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar në studion e Syri.net edhe protestën e 16 shkurtit të organizuar nga opozita.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Nishani është shprehur se opozita duhet të ngjallë besueshmëri tek shqiptarët, se do të ndryshojë modelin e deritanishëm.

‘Në zgjedhjet e fundit është deformuar vullneti i shqiptarëve. Dmth ka bërë të mundur që një grupim politik ka marrë pushtetin në mënyrë jo të drejtë, kjo është një qeverisje e pamerituar dhe qeveria e ka kthyer këtë votë gati, gati në një aktivitet kriminal.

Prandaj kjo kontratë e qeverisë me qytetarët është e ndërprerë.

Shko brenda familjes socialiste, të cilët nuk ndihen më të përfaqësuar. Ka një klan brenda PS, që është Rilindje që ka shfrytëzuar votat e socialistë për të marrë pushtetin.

Beteja e qytetarëve është për të ndryshuar këtë model dhe për të stopuar këtë të keqe,  skandalet dhe problemet e tyre ekonomike.

Nuk është vetëm protesta, por janë disa etapa që do të ndiqen. Gjatë protestës ka pasur një kontakt të drejtpërdrejtë të kreut të opozitës me qytetarët, artikulime për çështje fondamentale.

Opozita duhet të ngjallë besueshmëri tek shqiptarët, por edhe duhet të binden se si do ta ndryshojmë ne këtë model.

Shqiptarët kërkojnë stopimin e të keqes dhe nisjen e një procesi të ri’, tha Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-presidenti Bujar Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat