Detajet e operacionit, 1.2 ton kanabis shqiptar do të trafikohej në Turqi për kokainë e heroinë

Shqipëria

Detajet e operacionit, 1.2 ton kanabis shqiptar do të trafikohej në Turqi për kokainë e heroinë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 17:34
Droga nga Shqipëria përmes Turqisë me kamionë.

1.2 tonët e kanabisit të kapura mbrëmjen e djeshme në Kapshticë në brendësi të dy kamionëve mallrash do të shkëmbeheshin me drogëra të forta në Turqi.

Kjo është pista e specialistëve të Antidrogës që arritën të ndalonin dje kamionët e krundeve ku dhe fshihej sasia e madhe e kanabisit që po udhëtonte drejt Greqisë. Policia ka patur informacion në lidhje me kamionët dhe pasi ka arritur t’i ndalojë në Kapshticë ka nisur kontrollet me qen antidrogë dhe skanim. Pas kërkimit dhe gjetjes së drogës, vetëm njëri prej kamionëve ishte i mbushur me kanabis ndërsa tjetri rezultoi i pastër.

Deri më tani dy shoferët e automjeteve janë ndaluar, shtetasi Zija Hidri e Ardian Sako. Të tjera arrestime priten për personat që mund të fshihen prapa kësaj skeme të re të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria përmes Turqisë me kamionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat