Mesazhi i Daul: I shqetësuar për demokracinë në Shqipëri! Reagon i indinjuar Endri Fuga!

Shqipëria

Mesazhi i Daul: I shqetësuar për demokracinë në Shqipëri! Reagon i indinjuar Endri Fuga!

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 18:41
Joseph Daul

Presidenti i Partive Popullore Evropiane ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shit- blerjen e votive në Shqipëri, një fenomen që sipas Joseph Daul vë në pikpyetje demokracinë e vendit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social twitter, Daul shkruan se qeveria duhet të respektojë të drejtën e opozitës në parlament dhe duhet të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit e korrupsionit, veçanërisht për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Image

Por me postimin e këtij mesazhi, ka patur një reagim të papritur nga ana e drejtuesit të marrëdhënieve me publikun të Ramës. Endri Fuga ka postuar në mesazhin e Daul një foto të momentit të bojatisjes së Ramës nga ana e deputetit Paloka.

Fuga i shkruan me ironi Presidentit të PPE-së, duke i thënë:

Image

“Këto janë të ‘drejtat’ që opozita jonë ushtroi sot në parlament. Prezumohej të ishte një sesion për Maqedoninë e Veriut, por deputeti mendoi se do të ishte e “mençur” t’i hidhte bojë kryeministrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat