Policia kufizon vendin e protestës, reagon PD

Shqipëria

Policia kufizon vendin e protestës, reagon PD

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 18:52
Ilustrim

Partia Demokratike i ka drejtuar një letër të dytë policisë së Tiranës pas njoftimit të parë të nisur lidhur me protestën e 16 shkurtit.

Mësohet se partia më e madhe e opozitës është kundër qëndrimit që ka mbajtur policia për të mos lejuar zhvillimin e protestës në rrugën "Ismail Qemali" në krah të Kryeministrisë.

Në datën 12 shkurt, sipas shkresës, PD ka kërkuar leje për mbajtjen e tubimit para Kryeministrisë dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në përgjigjen drejtuar policisë thekson se ky kufizim i vendosur nga autoritetet është pengim i paligjshëm i të drejtës së tubimit dhe si i tillë nuk do të merret në konsideratë nga opozita.

PD kërkon që policia të marrë masa për ruajtjen e rendit gjatë protestës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", sheshin para Kryeministrisë, lulishten te Piramida dhe rrugën "Ismail Qemali" në pjesën anësore të Kryeministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat