Protesta, OSBE: Trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet

Shqipëria

Protesta, OSBE: Trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 20:28
Ilustrim

OSBE-ja në Tiranë kërkon që protesta e opozitës e parashikuar për të shtunën të mos shoqërohet me akte dhune. "Trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet", thuhet në deklaratë.

OSBE: Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katër mujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat