Si do të reagojë qeveria në rast dhune? Ja si përgjigjet kryeministri

Shqipëria

Si do të reagojë qeveria në rast dhune? Ja si përgjigjet kryeministri

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 22:36
Edi Rama

I ftuar në “Real Story”, kryeministri Edi Rama është pyetur nëse ka informacione nëse do të ketë apo jo dhunë.

Sipas tij, nuk është i shqetësuar për këtë, pasi nuk është përgjegjësi e tij, por e Policisë së Shtetit.

“Nuk jam i interesuar në këtë anë. Është përgjegjësia e Policisë,ajo do të bëjë punën e vet. Nuk më habitin deklaratat e bëra. Gjatë të gjithë këtyre protestave nuk ka pasur asnjëherë më shumë se disa njerëz, pas adminiastrateve të Bashkisë”, tha Rama.

 “Si do të reagojë qeveria në rast dhune?”

“Qeveria nuk reagon. Është Policia e Shtetit ajo që vepron. Ajo bën punën e saj, është në përgjegjësi të vet”, u përgjigj kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat